Ndërlidhjet

logo-print

Greqia përdor fondin emergjent për të paguar FMN-në


Parlamenti grek - Arkiv

Parlamenti grek - Arkiv

Zyrtarët grekë kanë thënë se Athina është detyruar që të shfrytëzojë para nga një llogari e emergjencave me qëllim që të paguaj me kohë kistin e radhës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 750 milionë eurove.

Sot është afati i fundit për të kryer këtë pagesë.

Një burim brenda Bankës Qëndrore në Athinë ka thënë sot se “kjo ka qenë iniciativë e guvernatorit të Bankës së Greqisë që të respektohet afati”.

Një zyrtar qeveritar ndërkaq ka thënë se me qëllim që të bëhet pagesa, Athina ka shfrytëzuar 650 milionë euro nga llogaria e veçantë e Bankës Qëndrore, llogari kjo që duhet të përdoret vetëm në raste të “nevojave të jashtëzakonshme”.

Një tjetër zyrtar grek ka thënë se rezervat që u përdorën nga qeveria duhet të rimbursohen brenda “disa javësh”.

Situata financiare e Greqisë është çdo herë e më e ashpër, ndërsa ministri i financave, Yanis Varoufakis, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të mbesh pa para të garshme brenda dy javësh nëse nuk arrihet marrëveshje brenda kësaj periudhe me kreditorët ndërkombëtar.


Athina është duke negociuar me Bashkimin Evropian, Bankën Qëndrore Evropiane dhe FMN-në me qëllim që të zhbllokojë 7.2 miliardë euro të fondeve të pakos së ndihmave ndërkombëtare që kreditorët po refuzojnë t’ia japin Greqisë derisa ky vend të zotohet për implementimin e reformave të thella ekonomike.

XS
SM
MD
LG