Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime të reja për programin bërthamor të Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Ekspertët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do të takohen sot në Vjenë për raundin e ri të bisedimeve me qëllim të finalizimit të marrëveshjes fillestare rreth programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj republikës islamike.

Ekspertëve teknik pritet t’iu bashkohen më vonë zyrtarë të lartë nga Irani dhe SHBA-të, Britania, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina.

Palët po mundohet ta finalizojnë marrëveshjen deri në fund të qershorit.

Diplomatët thonë se pak progres është arritur në draftimin e marrëveshjes, por çështje të rëndësishme mbesin për tu shqyrtuar.

Gjashtë fuqitë botërore duan kufizimin e programit bërthamor të Iranit për t’ia pamundësuar ndërtimin e armës bërthamore, një akuzë kjo që Irani e hedh poshtë.

XS
SM
MD
LG