Ndërlidhjet

Kazakistan: Gjenden 100 antilopë të ngordhura


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet kazake kanë thënë se 100 antilopë të rralla janë gjetur të ngordhura në një rajon verior, pa e ditur arsyen që vrau këtë lloj të kafshës që është në rrezik nga zhdukja.

Ministria e Bujqësisë së Kazakistanit, ka thënë se inspektorët e pyjeve i kanë gjetur mbetjet e këtyre kafshëve në qarkun Amangeldy në rajonin Qostanai më 11 maj.

Ky është një nga rastet me numër të madh të antilopëve të ngordhura, që çdo herë e më shumë rrallë gjenden në rajonet euroaziatike.

Në maj të vitit 2012, në rajonin e njëjtë janë gjetur 1 mijë antilopë të tilla të ngordhura.

Aktivistët e ambientit kanë thënë se fajtor për këtë ka qenë aterrimi në këtë rajon i një anije kozmike ruse që bartte një ekip amerikano rus nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, një muaj para gjetjes së kafshëve të vdekura.

Kjo lidhje nuk është verifikuar asnjëherë, ndërsa më vonë Ministria e Bujqësisë e këtij shteti ka thënë se ngordhja e kafshëve ishte si rezultar i një infeksioni të quajtur ‘pasteurellosis’.

XS
SM
MD
LG