Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga termeti në Nepal


Ilustrim

Ilustrim

Termeti i sotëm që e ka goditur sërish Nepalin, afër kufirit me Kinën ka vrarë së paku 41 persona në tri shtete.

Termeti ka pasur epiqendrën në zonën ndërmjet kryeqytetit, Katmandu dhe Malit Everest.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka thënë se termeti me magnitudë prej 7.4 shkallë të Rihterit e ka goditur një zonë të izoluar pak pas drekës dhe ai është pasuar nga dridhje të mëpasshme të tjera.

Në kryeqytet, Katmandu, njerëzit janë parë duke dal jashtë ndërtesave në panik.

Ministria e brendshme e Nepalit ka thënë së paku 36 persona vrarë dhe rreth 1 mijë janë lënduar nga termeti.

Katër persona janë vrarë në Indi, njoftojnë autoritetet e këtij vendi si pasojë e termetit të njëjtë.

Mediat kineze gjithashtu kanë raportuar se një person është vrarë nga termeti në Tibet.

Ky termet pason atë të 25 prillit që mori jetën e mbi 8150 personave dhe lëndoi 17860 të tjerë.

XS
SM
MD
LG