Ndërlidhjet

Operohet shefi i energjisë bërthamore të Iranit


Ali Akbar Salehi - Arkiv
Ali Akbar Salehi - Arkiv

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se shefi i energjisë bërthamore të këtij vendi, Ali Akbar Salehi, që ka luajtur rol të rëndësishëm në bisedimet me fuqitë botërore, është dashur të operohet me urgjencë për shkak të shpërthimit të zorrës qorre.

Televizioni shtetëror e ka cituar Ministrin e Shëndetësisë, Hassan Hashemi duke thënë se mjekët e kanë zbuluar një lëndim në zorrën e Salehut mbrëmjëm e 11 majit dhe e kanë operuar menjëherë me sukses.

Hashemi ka thënë se “gjendja e tij është e mirë dhe se ai duhet të lirohet nga spitali brenda pak ditësh”.

66 vjeçari, krahas të qënit udhëheqës i Organizatës së Energjisë Bërthamore, është edhe zëvendëspresident i Iranit.

Salehu ka luajtur rol të madh në bisedimet teknike që ndihmuan në arritjen e marrëveshjes paraprake më 2 prill në Zvicër me gjashtë fuqi botërore rreth programit bërthamor të Iranit.

Ndërkohë sot në Vjenë janë mbledhur sërish ekspertët teknik nga Irani dhe SHBA-të, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina për të vazhduar bisedimet me qëllim finalizimin e marrëveshjes bërthamore deri para fundit të qershorit.

XS
SM
MD
LG