Ndërlidhjet

Takohen Sharif dhe Ghani


Presidenti afgan, Ashraf Ghani përshendetet me kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif - Kabul, 12 maj

Presidenti afgan, Ashraf Ghani përshendetet me kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif - Kabul, 12 maj

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, dhe kryeministri pakistanez, Navaz Sharif janë takuar në Kabul për bisedime me rëndësis rreth mënyrave për rritjen e bashkëpunimit në mes të du vendeve fqinje në luftën kundër militantëve në të dy anët e kufirit.

Sharif është duke e udhëhequr një delegacion të lartë civil ddhe ushtarak pakistanez, përfshirë edhe Gjenerali kryesor të ushtrisë, Raheel Sharif dhe udhëheqësin e inteligjencës pakistaneze, Gjeneral Rizvan Akhtar.

Një ministër pakistanez ka thënë se një nga temat kryesore të agjendës së kësaj vizite është edhe mundësia e bisedimeve direkte në mes të qeverisë afgane dhe talebanëve.

Talebanët janë pajtuar për bisedime me qeverinë afgane, por paraprakisht kanë bërë disa kërkesa përfshirë edhe largimin nga Afganistani të të gjithë trupave të mbetura amerikane.

XS
SM
MD
LG