Ndërlidhjet

Vjenë: Vendosen drita trafiku pro-LGBT-së, pak para Eurovizionit


Ilustrim

Ilustrim

Drita të reja të trafikut që shfaqin piktograme të çifteve nga komuniteti LGBT, të mbuluara me zemra, janë duke u vendosur në kryeqytetin austriak pak para garës evropiane të këngës, Eurovizion që do të mbahet së shpejti në Vjenë.

Autoritetet vjeneze thonë se dritat e reja do të zëvendësojnë piktogramet aktuale ku shihet vetëm një person në disa kalime të këmbësorve në qendër të qytetit.

Zyrtarët thonë se shenjat e reja shpërfaqin tolerancën që ekziston në Vjenë.

Qyteti është duke e promovuar në mënyrë aktive vetën si destinacion që është i hapur ndaj komunitetit LGBT, pak ditë para Eurovizionit.

Instalacionet gjithashtu e kanë për qëllim që të ngrisin vetëdijësimin në trafik.

Qyteti do ta testojë nëse piktogramet e reja do të bëjnë që kalimtarët t’i kushtojnë më shumë vëmendje dritës së kuqe dhe kështu të reduktohet kalimi i rrugës kur qarkullojnë automjetet.

Austria është nja nga 40 shtetet që marrin pjesë në garën evropiane të këngës, Eurovizion.

Pas gjysërmfinaleve që do të mbahen më 19 dhe 21 maj, vendet që kualifikohen do të përballen me njëra tjetrën në finalen e madhe më 23 maj.

XS
SM
MD
LG