Ndërlidhjet

logo-print

EULEX konfirmon, një i lënduar në aksidentin me helikopter


Ilustrim

Ilustrim

Misioni Evropian për sundim të ligjit e ka konfirmuar se një person është lënduar gjatë aksidentit të një helikopteri të kontraktuar nga EULEX-i, por ndërkohë tregon se brenda këtij helikopteri nuk kishte personel të EULEX-it.

Sipas një njoftimit të dërguar mediave, “helikopteri ka qenë duke bërë fluturim trajnues”, ndërsa në bord ka qenë një “ekip mjekësor që përbëhej nga dy HEMS (Shërbimi Mjekësor i Emergjencave për Helikopter), një mjek dhe një ndihmësmjek si dhe dy pilotë”.

Njoftimi sqaron se i lënduari është pjesë e ekipit mjekësor, i cili është dërguar menjëherë në QKUK, ndërsa personeli i EULEX-it, gjithashtu ka ofruar përkrahje mjekësore.

XS
SM
MD
LG