Ndërlidhjet

Aragchi, optimist për marrëveshje bërthamore


Abbas Aragchi

Abbas Aragchi

Kryenegociatori bërthamor iranian ka thënë sot se ai shpreson në arritjen e një marrëveshje që planifikon kufizimin e programit bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj republikës islamike.

Abbas Araghchi e ka bërë këtë deklaratë sot para nisjes së raundit të ri të bisedimeve në Vjenë, ku ai takohet me kryenegociatoren evropiane, Helga Schmid.

Kryenegociatorja amerikane, nënsekretarja e shtetit, Ëendy Sherman, pritet që këtyre bisedimeve t’iu bashkohet nesër, ndërsa zyrtarët e shteteve të tjera t’iu bashkohen më 15 maj.

Diplomatët thonë se është arritur progres në draftimin e marrëveshjes, por çështje të rëndësishme mbesin për debat.

Gjashtë fuqitë botërore duan kufizimin e programit bërthamor të Iranit për t’ia pamundësuar ndërtimin e armës bërthamore.

Teherani e hedh poshtë këtë akuzë.

XS
SM
MD
LG