Ndërlidhjet

Sauditët kryejnë sulme të reja në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanët e koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite kanë kryer sulme në Jemen, disa orë para nisjes së një armëpushimi pesë ditor për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare.

Armëpushimi pritet të fillojë në orën 22:00, sipas orës tonë.

Në lindje të kryeqytetit, Sanaa, një depo e armatimit që përdoret nga rebelët shiit Huthi, ka qenë cak që dy ditë i bombardimeve të koalicionit të shteteve arabe sunite.

Shpërthimi raportohet se ka marrë jetën e 69 personave.

Pozicionet e rebelëve thuhet se janë bombarduar edhe në qytetin port, Aden.

Raportohet se grupet e armatosura që janë besnike ndaj presidentit në ekzil, Abd Rabbu Mansur Hadi kanë vazhduar të luftojnë kundër rebelëve shiit në Aden, dhe në zona të tjera të jugut.

Ndërkohë, një komandant i marinës iraniane ka thënë se anijet luftarake të Iranit do e përcjellin një anije mallrash me ndihma drejt portit të Jemenit, Hodiada, që është nën kontroll të rebelëve shiit.

Pentagoni i ka bërë thirrje Iranit që këtë anije ta dërgojë te zona ku OKB mbledh ndihmat në Xhibuti.

Teherani i ka hedhur poshtë akuzat se është duke i armatosur Huthit.

XS
SM
MD
LG