Ndërlidhjet

logo-print

Kerry, 'diskutime të sinçerta' me Putinin dhe Lavrovin


Presidenti rus, Vladmir Putin dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, 12 maj 2015, Soçi, Rusi

Presidenti rus, Vladmir Putin dhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, 12 maj 2015, Soçi, Rusi

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se ai ka pasur “diskutime të sinçerta” rreth Ukrainës, Sirisë dhe Iranit me presidentin dhe kryediplomatin rus.

Kerry i ka bërë këto komente sot në ‘Twitter’ pas takimeve me Vladimir Putin dhe Sergei Lavrovin në Soçi, qytetin bregdetar.

Ministria e jashtme ruse, e ka cituar Lavrovin duke i thënë Kerrit se Moska është e gatshme për bashkëpunim konstruktiv me SHBA-të në bazë të përtneritetit të barabartë, dhe se Rusia nuk do i nënshtrohet presionit e as nuk do i braktisë interesat e saj kombëtare.

Kjo është vizita e parë e Kerrit në Rusi pas dy vjetësh.

Takimet janë mbajtur në kohën kur ushtria ukrainase ka thënë se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në Ukrainën lindore gjatë 24 orëve të fundit.

Një armëpushim në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe rebelëve pro rusë ka hyrë në fuqi në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG