Ndërlidhjet

SHBA: Nga përplasja e trenit – 5 persona të vrarë


Ilustrim

Ilustrim

Nga përplasja e trenit të udhëtarëve në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, mbrëmë vonë, janë vrarë 5 vetë, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë, 6 prej tyre në gjendje kritike, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.

Treni qarkullonte nga Uashingtoni për në Nju Jork.

Rrjeti CNN e ka cituar agjencinë FBI që thotë se nuk ka indikacion se terrorizmi ishte faktor që e ka shkaktuar daljen e trenit nga binarët.

“Ishte një rrëmujë absolute shkatërruese dhe asnjëherë nuk kamë parë diçka të tillë gjatë jetës sime”, tha prefekti i qytetit Filadelfia, Michael Nutter.

XS
SM
MD
LG