Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi kundër autobusit – 41 persona të vrarë


Pamje nga një sulm i mëparshëm kundër një autobusi në Pakistan

Pamje nga një sulm i mëparshëm kundër një autobusi në Pakistan

Zyrtartët thonë se së paku 41 pjesëtarë të komunitetit shiitë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi persona të armatosur kanë hapur zjarr kundër një autobusi përplot me udhëtarë në qytetin Karaçi në Pakistan.

Kanalet televizive kanë transmetuar pamje të autobusit me vrima të plumbave.

Një zyrtar i lartë policor në Pakistan i tha një televizioni lokal se janë vrarë 41 vetë.

Ai theksoi se “personat e armatosur e kanë ndalur autousin dhe së pari kanë shtënë nga jashtë, e pastaj kanë hyrë brenda dhe kanë shtënë në mënyrë të pakontrolluar”.

Raportohet se në vitet e fundit në Pakistan është parë rritje e dhunës sektare, veçanërisht kundër pakicës shiite, që përbënë 20% të popullatës kryesisht myslimane të Pakistanit, që ka 200 milionë banorë.

XS
SM
MD
LG