Ndërlidhjet

Cila është rëndësia e samitit në Riga?


Flamuri i Letonisë
Flamuri i Letonisë

Heshtje e çuditshme apo mesazh i fortë? Dilemat me të cilat përballet BE para samitit të Partneritetit Lindor që do të mbahet më 21 dhe 22 maj në Riga janë larg të qenit të parëndësishme, shkruan Natalie Sabanadze, ambasadorja e Gjeorgjisë në BE, në një editorial dërguar Radios Evropa e Lirë.

Në sfond është lufta në Ukrainë dhe një listë e veprimeve agresive përmes së cilave Rusia ka shkelur parimet e paprekshmërisë së kufinjëve ddhe marrëdhënieve paqësore me disa nga fqinjtë e saj, shkruan më tej Sabanadze.

Sfida për BE-në është t’i përgjigjet kësaj krize në një mënyrë që a) nuk çon deri te një eskalim i tensioneve; b) nuk rrezikon normat dhe parimet ndërkombëtare dhe c) nuk bëhet sikur shpërblen kërcënimin, duke komprometuar interesat e saj në fiqnjësi. Të bësh të tri këto në të njëjtën kohë duket e vështirë, nëse jo e pamundshme.

Përderisa politika është arti i të mundshmës, BE dhe partnerët e saj janë të përfshirë në një përpjekje për të gjetur një lloj të kompromisit.

Për Gjeorgjinë, një shtet i vogël që tashmë ka qenë viktim e agresionit ushtarak dhe është vazhdimisht nën presion nga Rusia, është esenciale që normat dhe parimet bazë të mos shkilen dhe aspiratat e vendit tonë dhe të njihen zgjedhjet tona pro evropiane.

Zakonisht thuhet se vendet e Partneritetit të Lindjes janë detyruar të zgjedhin në mes të Rusisë dhe Evopës, duke injoruar lidhjet tashmë të krijuara historike, emocionale dhe ato ekonomike.

Me qëllim që të korrigjojmë këtë “gabim”, argumenti shkon më tej duke thënë se ne duhet të krijojmë një kornizë gjithëpërfshirëse ku zgjedhjet artificiale do të shmangeshin që të mos krijohen linja ndarëse.

Ky argumentin mbështetet në disa vlerësime fa

lse, e para dhe më e rëndësishme injorimi i faktit fundamental se disa shtete të Partneritetit të Lindjes, përfshirë Gjeorgjinë, me vetëdije të plotë dhe me dëshirë e kanë bërë integrimin evropian zgjedhje të tyre.

Kjo ka qenë zgjedhje e qytetarëve për atë se çfarë shteti ata duan ta ndërtojnë dhe çfarë rruge të zhvillimit ata duan ta ndjekin.

Asgjë në këtë zgjedhje nuk është artificiale, kërcënuese apo ndarëse.

Përkundrazi, kjo është një zgjedhje për avancimin e demokracisë dhe varësisë me përfitim të dyanshëm: bazës për paqe dhe siguri në Evropë, prej të cilës të gjithë do të përfitojnë, përfshirë edhe Rusinë.

Së dyti, ekzistimi i lidhjeve të vjetra nuk mund të bëhen bazë e vendimarrjes politike sot, duke ekzagjeruar rëndësinë e të kaluarës dhe të tashmes së tyre.

Në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë nuk ka marrëdhënie diplomatike dhe lidhje ekonomike pasi ato u ndërprenë në vitin 2006. Këto lidhje tani janë në proces të rikthimit gradual.

Duhet gjithashtu të pranohet se lidhjet tona historike dhe emocionale janë larg të qenit të thjeshta.

Ne e ndajmë një të kaluar të vështirë sovjetike, atë që Gjeorgjia ka dëshirë ta lë prapa.

Tani është koha që të evim tutje dhe të ndërtojmë bazë të re për marrëdhëniet tona të ripërtrira, nëse fjala është për marrëdhënie të sinçerta, që shohin para dhe me përfitim të përbashkët.

Në Riga, BE duhet edhe njëherë të përkrahë të drejtën e shteteve sovrane për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe të pranojnë se asnjë palë e tretë nuk mund të sfidojë zgjedhjet e tyre legjitime.

Dështimi për ta bërë këtë nënkupton pranimin e “sferave të ndikimit” dhe e njëjta mund të çoi deri te nxitja e linjave shumë ndarëse që BE-ja ka shumë dëshirë t’i evitojë.

Rruga e integrimit evropian të Gjeorgjisë manifestohet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë që e ka nënshkruar së fundi me BE-në, njëjtë siç ka bërë edhe Moldavia dhe Ukraina.

Këto instrumente, që ne po i implementojmë mund të kenë ndikim modernizues dhe transformativ në shtetet dhe ekonomitë tona.

Lëvizja e lirë e njerëzve është me rëndësi kyçe për të rritur deri në maksimum këtë ndikim.

Me të gjitha kushtet teknike të kompletuara, ne shpresojmë që qytetarët e Gjeorgjisë së shpejti do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet evropiane.

Për qytetarin e rëndomtë, udhëtimi pa viza do të përfaqësonte një përfitim më me vlerë nga integrimi në BE.

Kjo do të nënkuptonte më shumë turizëm, më shumë studentë, shoqëri civile dhe këmbime profesionale dhe më shumë mundësi biznesi.

Por, nga kjo ka edhe më shumë, një përvojë personale me realitetin e BE-së, vlerat e saj, sistemi i saj i qeverisjes dhe mënyrat e saj të të bërit biznes dhe poltikë. Kjo është diçka që do të sjellte transformim të sinçertë në nivel shoqëror.

Kjo do të ndihmonte në ndërtimin e lidhjeve në mes të Gjeorgjisë dhe BE jo vetëm në nivelet diplomatike dhe elitare, por edhe në nivel individual të qytetarëve.

Nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e këtyre lidhjeve pasi këto shpesh përkthehen në përfitime politike duke u kujdesur për qytetarët me pritje të mëdha nga demokracia, qeveria e mirë dhe sundimi i ligjit.

Natalie Sabanadze është ambasadorja e Gjeorgjisë në BE. Qëndrimet e shprehura në këtë koment janë të autores dhe nuk reflektojnë patjetër qëndrimet e Radios Evropa e Lirë.

Përgatiti: Artan Haraqija
XS
SM
MD
LG