Ndërlidhjet

SHBA: Obama ka hasur në pengesë nga demokratët


Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Ndërtesa e Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Demokratët në Senatin e Shteteve të Bashkuara i kanë krijuar mbrëmë pengesë presidentit, Barack Obama, duke e bllokuar legjislacionin për tregti, që ishte prioritet i lartë në mandatin e tij të dytë.

Obama i ka ftuar demokratët në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për strategjitë për përpjekjen e dytë për këtë legjislacion.

Kundërshtimin e mbrëmshëm presidenti Obama e pësoi nga senatorët e partisë së tij, me të cilët kishte shërbyer në Senat.

Vetëm një demokrat në Senatt ka votuar për mocionin e republikanëve për ta filluar shqyrtimin e kërkesës së presidentit Obama për autoritet, për t’i paraqitur marrëveshjet tregtare, siç është ajo për Partneritetin Trans-Paqësor, në Kongres për ratifikim eventual.

Por, për të kaluar ky legjislacion munguan 60 votat e nevojshme. Me këtë dolën në skenë ndarjet e thella ndërmjet presidentit Obama dhe pjesës më të madhe të demokratëve në Kongres, të cilët thonë se marrëveshjet e tilla tregtare e shkatërrojnë çështjen e punësimit në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë aspekt, ata e kanë mbështetjen nga grupet e punëtorëve dhe ato të ambientit.

Shumica e kongresmenëve republikanë e mbështetën këtë legjislacion dhe kanë votuar për të.

Senatori republikan, John Thune, i ka akuzuar demokratët se “presidentin e tyre e kanë hedhur nën autobus”.

XS
SM
MD
LG