Ndërlidhjet

Inzko: Kërkohet implementim i reformave në Bosnjë


Valentin Inzko
Valentin Inzko

I dërguari ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, ka kërkuar nga politikanët e këtij vendi që të implementohen reformat, në mënyyrë që eventualisht të arrihet integrim në Bashkimin Evropian.

Ai ka kërkuar rezultate konkrete në krijimin e vendeve të reja të punës, përmirësimin e funksionimit të qeverisë dhe të sundimit të ligjit, para shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes paqësore të Dejtonit, me të cilën përfundoi lufta në periudhën 1992-1995, ndërmjet grupeve etnike në Bosnjë.

Diplomati austriak, Valentin Inzko, i tha mbrëmë Këshillit ntë Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se alternativë është “vazhdimi i praktikave të politikave të së kaluarës, që e kanë çuar vendin në krizë edhe më të thellë”.

Bosnjë Hercegovina mbetet e ndarë në rajonin e Serbëve të Bosnjës dhe në Federatën myslimano-kroate, që janë në mënyrë të butë të ndërlidhura në qeverinë qendrore.

Në muajin mars, Bashkimi Evropian e ka miratuar një marrëveshje të asocimit me Bosnjë Hercegovinën, që është hapi i parë kahë anëtarësimi, në këmbim për premtim me shkrim nga liderët e rinjë të zgjedhur për zbatimin e reformave.

XS
SM
MD
LG