Ndërlidhjet

Nepal: Vazhdon kërkimi për helikopterin e zhdukur amerikan


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e Nepalit sot është në kërkim të helikopterit të zhdukur amerikan me tetë njerëz në të, një ditë pasi një tërmet i ri vdekjeprurës e goditi këtë vend.

Nepali ende është në periudhën e përpjekjeve për qetësimin e situatës nga tërmeti shkatërrues i 25 prillit, me ç’rast u vranë më se 8 mijë njerëz dhe u plagosën afro 20 mijë.

Helikopteri amerikan ishte duke dërguar ndihma në hapësirat e goditura nga tërmeti i 25 prillit, kur u shpall i zhdukur së bashku me 6 ushtarë amerikanë dhe dy ushtarë të Nepalit.

Nga tërmeti i djeshëm në Nepal, me intensitet 7.3 shkallë, kanë humbur jetën 67 njerëz dhe janë plagosur më se 1100 të tjerë.

XS
SM
MD
LG