Ndërlidhjet

Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, tha se zyra e saj dëshrion të zhvilloj hetime lidhur me krimet e dyshuara në Libi nga grupet që u kanë shprehur besnikëri militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Mëtutje, gjatë fjalimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbrëmë vonë, ajo theksoi se në mënyrë aktive po shqyrtohet procedimi i rasteve të reja, por përpjekjet ishin “dëmtuar rëndë” nga mungesa e sigurisë në Libi.

Fatou Bensouda tha se zyra e saj beson se autoriteti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale zgjerohet edhe për krimet e dyshuara kundër civilëve dhe institucionet civile nga grupet e ndërlidhura me militantët e Shtetit Islamik.

Por, ajo ka theksuar se u takon shteteve individuale që t’i ndjekin shtetasit e tyre të akuzuar për keqbërje.

Libia është përfshirë nga një kaos, pasi dy qeveri të mbështetura nga milicitë e ndryshme, luftojnë për kontroll të këtij vendi të pasur me naftë. Kjo situatë krijon terren të përshtatshëm për militantët islamikë dhe trafikantët.

XS
SM
MD
LG