Ndërlidhjet

Ekzekutohet ministri verikorean i Mbrojtjes


Hyon Yong Chol

Hyon Yong Chol

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, Hyon Yong-chol, është ekzekutuar për tradhti ndaj liderit Kim Jong-un, ka bërë të ditur agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.

Sipas saj, Hyon është vrarë më 30 prill para një audience prej qindra vetash.

Raportohet se Hyon ka fjetur gjatë një ngjarjeje që ka ndjekur edhe Kim Jong-un dhe se nuk ka kryer udhëzimet.

Lajmi vjen vetëm disa javë pas raporteve për ekzekutimin e 15 zyrtarëve të lartë verikoreanë.

XS
SM
MD
LG