Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për viktima në Nepal


Nepal

Nepal

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për viktima dhe të mbijetuar nga tërmeti i fundit që ka goditur Nepalin.

Së paku 94 njerëz kanë vdekur dhe afro 2,000 janë plagosur nga tërmeti i së martës, me fuqi prej 7.3 shkallësh të Richterit.

Kërkimët janë duke vazhduar po ashtu për një helikopter amerikan të ndihmës, i cili është zhdukur me tetë njerëz në bord.

Nepali është goditur nga një tërmet i rëndë edhe me 25 prill, i cili ka lënë të vrarë mbi 8,000 persona.

XS
SM
MD
LG