Ndërlidhjet

Së paku 45 njerëz janë vrarë dhe 20 të jerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një autobus, i cili transportonte myslimanë shiitë Ismaili, në qytetin Karaçi të Pakistanit.

Policia ka thënë se gjashtë persona të armatosur kanë ndaluar autobusin dhe kanë qëlluar pasagjerët pa dallim

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka dënuar ngjarjen dhe ka urdhëruar hetime.

“Kjo është një përpjekje për keqardhje, për të përhapur kaos në Pakistan, dhe përpjekje e dënueshme për t’i bërë njerëzit që të luftojnë kundër njëri-tjetrit”, ka thënë Sharif.

Një fraksion i talibanëve pakistanezë, i quajtur Jundullah, ka thënë se ka kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG