Ndërlidhjet

Gardiola e krahason Messin me Pelen


Lionel Messi në aksion.
Lionel Messi në aksion.

Trajneri i klubit të futbollit Bajern Mynih, Pep Gardiola, ka krahasuar lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi, me legjenden e Brazilit, Pele.

Messi ka udhëhequr fitoren e Barcelonës kundër Bajernit, me rezultat 3:0, një fitore që Bajerni nuk ka mundur ta përmbysë, pavarësisht rezultatit 3:2 në ndeshjen kthyese.

“Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. E krahasoj me Pelen”, ka thënë Gardiola, duke shfaqur shpresën se Barcelona do të fitojë Ligën e Kampionëve.

Barca do të luajë me Real Madridin ose Juventusin në finalen e 6 qershorit në Berlin.

XS
SM
MD
LG