Ndërlidhjet

Sllovenia do të përkrahë Kosovën në integrimet evropiane


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lubjanë, është pritur në takim nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez.

“Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar kryetarin Milan Brglez për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës dhe reformat që po ndërmerren në të gjitha fushat, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për hapjen e vendeve të punës, rritjen e mirëqenies, sundimin e ligjit, si dhe agjendën integruese evropiane”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Brglez, në anën tjetër, ka shprehur gatishmërinë e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë për bashkëpunim ndërparlamentar si dhe për përkrahjen e Kosovës veçanërisht në proceset integruese evropiane.

XS
SM
MD
LG