Ndërlidhjet

Rusia mban “stërvitje ushtarake antiterroriste”


Ilustrim

Ilustrim

Rusia ka bërë të ditur se forcat e saj tokësore do t’iu bashkohen trupave nga Bjellorusia, Kina, India dhe Mongolia në një seri të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Kremlini ka bërë njoftimin pasi presidenti Vladimir Putin ka takuar zyrtarë të lartë ushtarakë të Rusisë në qytetin Soçi.

Në deklaratë thuhet se stërvitjet do të fokusohen në aktivitetet paqeruajtëse dhe antiterroriste.

Moska po bën përpjekje të ndërtojë lidhje më të afërta me Kinën dhe Indinë pasi marrëdhëniet e saj me Perëndimin janë përkeqësuar, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së saj për separatistët në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG