Ndërlidhjet

Një firmë e Azerbajxhanit financoi 10 kongresistë amerikanë


Logo e firmës SOCAR
Logo e firmës SOCAR

Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan SOCAR raportohet se ka financuar një udhëtim në Baku për dhjetë anëtarë të Kongresit amerikan dhe 32 pjesëtarë të stafit, në vitin 2013.

Duke cituar një raport konfidencial, gazeta The Washington Post ka raportuar se kompania SOCAR “ka kanalizuar 750,000 dollarë përmes korporatave jofitimprurëse me seli në Shtetet e Bashkuara, për të fshehur burimin e financimit për konferencën”.

Tre ish-ndihmës të lartë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kanë qenë folës në konferencë, raporton Washington Post.

Sipas gazetës, ligjvënësit dhe anëtarët e stafit kanë fituar shalle mëndafshi, gota kristali dhe qilime të Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG