Ndërlidhjet

7 të vdekur nga aksidenti hekurudhor në Filadelfia


13 maj 2015
13 maj 2015

Autoritetet amerikane po punojnë për të përcaktuar shkakun e katastrofës hekurudhore që ka ndodhur në Filadelfia, duke lënë të vrarë shtatë persona dhe plagosur mbi 200 të tjerë.

Shtatë vagonë, përfshirë motorin e trentit Amtrak, i cili udhëtonte drejt Nju Jorkut, kanë dalë nga shinat të martën në mbrëmje.

Mbi 200 njerëz janë trajtuar në spital, ka thënë kryetari i Filadelfias, Michael Nutter.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se hekurudha “është mënyrë e jetës për shumë” në Amerikë dhe se është i tronditur nga katastrofa.

XS
SM
MD
LG