Ndërlidhjet

Obama takon liderët sauditë


Uashington
Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka diskutuar me liderët sauditë përpjekjet e SHBA-së për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Iranit.

Në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka takuar princin Mohammed bin Nayef dhe zëvendësin e tij, Mohammed bin Salman, pasi Mbreti Salman ka anuluar vizitën.

“Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite kanë miqësi të jashtëzakonshme dhe marrëdhënie që daton nga Franklin Roosevelti”, ka thënë Obama.

Ai dhe liderët sauditë kanë biseduar edhe për situatën në Jemen, ku një koalicion i udhëhequr nga Riadi është duke kryer sulme ajrore kundër rebelëve Huthi.

XS
SM
MD
LG