Ndërlidhjet

Nis shpërndarja e ndihmave në Jemen


Sana, Jemen
Sana, Jemen

Organizatat humanitare kanë filluar shpërndarjen e ndihmave për civilët në Jemen, edhe pse ka raporte për shkelje të armëpushimit atje.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka thënë se rebelët Huthi kanë shkelur armëpushimin 12 herë.

Departamenti amerikan i Shtetit, në anën tjetër, ka thënë se armëpushimi po respektohet gjerësisht.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë angazhimin për përmbajtje”, ka thënë zëdhënësi Jeff Rathke.

Arabia Saudite ka propozuar armëpushim pesëditor, nisur nga e marta, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Rebelët Huthi kanë thënë se kanë pranuar propozimin.

Rebelët nga pjesa veriore e Jemenit kanë nisur ofensivën vitin e kaluar dhe tani kontrollojnë shumicën e vendit.

XS
SM
MD
LG