Ndërlidhjet

Këngëtarja britanike shtyn udhëtimin në hapësirë


Sarah Brightman
Sarah Brightman

Këngëtarja e famshme britanike, Sarah Brightman, ka thënë se ka shtyrë udhëtimin 10-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ka qenë e planifikuar që Brightman të udhëtojë si pasagjere në bordin e anijes ruse Soyuz.

Zyrtarë të agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos, kanë thënë se fluturimi më 1 shtator do të realizohet pa këngëtarën, por vetëm me kosmonautët Sergey Volkov dhe Andreas Mogensen.

Brightman, e cila ka paguar mbi 50 milionë dollarë për t’u bërë turiste në hapësirë, ka thënë se ka shtyrë udhëtimin për arsye familjare.

XS
SM
MD
LG