Ndërlidhjet

Aksidenti në Filadelfia për shkak të shpejtësisë


Filadelfia, 12 maj 2015.

Filadelfia, 12 maj 2015.

Treni që ka dalë nga shinat në Filadelfia, duke vrarë së paku shtatë njerëz, ka qenë duke udhëtuar dy herë përtej kufirit të shpejtësisë.

Shoferi ka përdorur frenat emergjentë kur treni ka arritur shpejtësinë prej 170 klometrash në orë, ka bërë të ditur Bordi për Sigurinë e Transportit.

Shpejtësia është regjistruar në të ashtuquajturën kuti të zezë.

Treni Amtrak ka qenë duke udhëtuar nga Uashingtoni për në Nju Jork kur ka dalë nga shinat të martën në mbrëmje, duke lënë mbi 200 njerëz të plagosur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se hekurudha “është mënyrë e jetës për shumë” në Amerikë dhe se është i tronditur nga katastrofa.

XS
SM
MD
LG