Ndërlidhjet

Përleshje në Burundi pas grushtshtetit


Gjenerali Godefroid Niyombare (në mes)

Gjenerali Godefroid Niyombare (në mes)

Luftime të ashpra kanë shpërthyer midis trupave rivale në kryeqytetin e Burundit, Bujumbura, një ditë pasi një gjeneral i lartë ka shpallur grushtshtet për të rrëzuar presidentin Pierre Nkurunziza.

Luftime raportohen rreth kompleksit të televizionit shtetëror.

Grushtshteti është shpallur nga gjenerali Godefroid Niyombare, ish-shef i inteligjencës dhe aleat i presidentit, pasi Nkurunziza është nisur për në Tanzani, më 13 maj.

Njoftimi i Niyombare është bërë pas disa javësh protesta kundër planeve të presidentit për të garuar për mandatin e tretë.

Opozita dhe grupet e të drejtave thonë se është jokushtetuese për Nkurunzizan, i cili është president qysh në vitin 2005, të garojë për mandat tjetër.

Presidenti, megjithatë, thotë se mandati i tij i parë nuk llogaritet pasi është zgjedhur nga parlamenti dhe jo drejtpërdrejt nga populli.

XS
SM
MD
LG