Ndërlidhjet

Pakistani në zi për 43 viktimat shiite


Karaçi, 14 maj 2015.

Karaçi, 14 maj 2015.

Qindra pakistanezë kanë marrë pjesë në funeralin e 43 shiitëve të vrarë të mërkurën, nga një sulm i militantëve në qytetin Karaçi.

Pakistani po ashtu është në ditë zie për viktimat.

Militantët kanë ndaluar dje autobusin e pasagjerëve dhe i kanë qëlluar ata pa dallim.

Një fraksion i talibanëve pakistanezë, i quajtur Jundullah, dhe një fraksion i grupit ekstremist të Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shiitët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë 200-milionëshe të Pakistanit.

XS
SM
MD
LG