Ndërlidhjet

Rusia, mbështetje Serbisë për Kosovën


Lavrov dhe Lukashevich

Lavrov dhe Lukashevich

Angazhimi i Beogradit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk shihet si pengesë për forcimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Serbisë, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich.

Ai ka thënë se Serbia mund të vazhdojë tutje të llogarisë në mbështetjen e Moskës për mbrojtjen e sovranitetit të saj, kur është në pyetje Kosova.

Lukashevich po ashtu ka thënë se dialogu politik midis Serbisë dhe Kosovës është shtysë e nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, raporton B92.

Ai i ka bërë këto komente në prag të vizitës në Beograd të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov pritet të arrijë sonte në kryeqytetin serb.

XS
SM
MD
LG