Ndërlidhjet

OKB: 14 të vrarë nga sulmi në Kabul


Kabul

Kabul

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i të vrarëve nga një sulm i talibanëve në një kompleks të ndërkombëtarëve, ka arritur në 14.

“Sulmi kundër civilëve të mbledhur për një ngjarje kulturore në hotelin Park Palace në Kabul, ka rezultuar me 14 civilë të vrarë dhe disa të plagosur”, thuhet në deklaratën e Misionit të OKB-së në Afganistan.

Më herët, shefi i policisë në Kabul, Abdul Rahman Rahimi, ka thënë se një amerikan, një italian dhe pesë shtetas të Indisë janë në mesin e të vrarëve.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, përmes një deklarate dërguar shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG