Ndërlidhjet

Ukraina emëron McCainin këshilltar presidencial


John McCain
John McCain

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka emëruar senatorin republikan të SHBA-së, John McCain, si këshilltar të tijin.

Autoritetet pro-perëndimore të Ukrainës janë duke krijuar një këshill që do të ndihmonte në realizimin e reformave dhe në sigurimin e mbështetjes globale për Ukrainën.

Në dekretin që ka publikuar Presidenca e Ukrainës sot thuhet se McCain do të bëhet anëtar i këshillit, së bashku me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt.

Këshilli Ndërkombëtar për Reforma do të kryesohet nga ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

McCain, ish-kandidat për president të SHBA-së, ka shkruar në Twitter se ai është i nderuar për të marrë postin, porse një gjë e tillë duhet të sqarohet fillimisht nga Senati.

Konflikti në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, ka vrarë mbi 6,000 persona qysh në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG