Ndërlidhjet

VV: Pozitës nuk i intereson për shqiptarët në Maqedoni


Kumanova pas konfliktit

Kumanova pas konfliktit

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se mosgatishmëria e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për ngjarjet e fundit në Kumanovë, tregon se atyre nuk “iu intereson se çfarë po ndodh me shqiptarët e asaj pjese”.

Kjo Lëvizje ka kërkuar nga Kuvendi që të organizohet seancë e jashtëzakonshme për incidentet në Kumanovë.

“Atje, Qeveria e Gruevskit e ka mobilizuar policinë dhe ushtrinë këto ditët e fundit që t'i sulmojë lagjet dhe fshatrat shqiptare të Kumanovës me artilerinë më të rëndë ushtarake, duke i terrorizuar qytetarët shqiptarë, duke i vrarë e plagosur ata”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

XS
SM
MD
LG