Ndërlidhjet

logo-print

Mesiq: Rehabilitimi i Mihajlloviqit, skandal


Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd për rehabilitimin e udhëheqësit të lëvizjes çetnike, Dragolub Drazha Mihajlloviq, është skandal politik, ka deklaruar ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.

"Çdo rehabilitim i lëvizjes çetnike, ashtu si çdo rehabilitim i ustashëve mund të përfundojë vetëm me katastrofë", ka paralajmëruar Mesiq.

Ai pret që Bashkimi Evropian të reagojë në lidhje me këtë zhvillim.

Gjykata e Lartë në Beograd ka rehabilituar sot Mihajlloviqin dhe i ka kthyer të drejtat civile, të cilat i janë marrë në vitin 1946, kur është gjykuar për bashkëpunim me nazistët dhe pushtuesit.

Gjykatësi Aleksandar Treshnjev ka thënë se gjykata ka miratuar kërkesën për rehabilitim dhe ka përmbysur verdiktin, sipas të cilit, Mihajlloviq, më 15 korrik të vitit 1946, është dënuar me vdekje dhe dy ditë më vonë është pushkatuar.

Ndaj këtij vendimi, sipas Ligjit për rehabilitim në Serbi, nuk ekziston e drejta e ankesës.

XS
SM
MD
LG