Ndërlidhjet

Lumezi: Luftimi i korrupsionit mbetet sfidë


Ilustrim
Ilustrim

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairí O’Connell, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy sistemeve prokuroriale të këtyre vendeve.

“Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar ambasadorin britanik për sfidat me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit si dhe sistemi prokurorial i Kosovës, për një kohë të gjatë. Lumezi po ashtu ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi”, thuhet në njoftimin për media që ka dërguar Zyra e Kryeprokurorit.

Në anën tjetër, ambasadori Ruairí O’Connell e ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, si dhe ka mirëpritur vendimin për krijimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke theksuar se prokurorët duhet të tregojnë rezultate dhe profesionalizëm të lartë në këtë drejtim.

Po ashtu, ambasadori O’Connell ka thënë se krimi i organizuar duhet të luftohet, si dhe i ka premtuar Kryeprokurorit Lumezi se do të ndihmojë Kosovën në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG