Ndërlidhjet

Anijet iraniane kanë hapur zjarr në Gjirin Persik


Pamje e anijeve në Gjirin Persik
Pamje e anijeve në Gjirin Persik

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se anijet patrolluese iraniane kanë hapur zjarr, që duket se ishte tërheqje e vërejtjes për një anije transportuese me flamur të Singaporit në Gjirin Persik.

Zyrtarët e paidentifikuar thanë se incidenti filloi sot, kur pesë anije të vogla e të shpejta me pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit, kanë shtënë kundër anijes, Alpine Eternity, në ujtrat ndërkombëtare në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zyrtarët thanë se anija transportuese, pas të shtënave paralajmëruese, ishte nisur kah Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa anijet iraniane kishin shtënë për së dyti.

Anijet iraniane ishin larguar nga kjo hapësirë, pas ardhjes së anijeve të Rojes bregdetare të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky incident u bë në periudhën e tensioneve në rritje në Gjirin Persik.

Irani u ka tërhequr vërtejtjen forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, që të mos e bllokojnë një anijet iraniane, e cila është nisur për në Jemen, me përcjellje të marinës, duke thënë se në të kundërtën do “të shkaktohej zjarr” në rajon.

Irani i ka përgënjeshtruar pohimet se kryengritësve shiitë huthi në Jemen u dërgon ndihmë ushtarake.

XS
SM
MD
LG