Ndërlidhjet

Aeroplanët luftarakë britanikë i larguan bombarduesit rusë


Aeroplanët e NATO-s duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendeve të Baltikut
Aeroplanët e NATO-s duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendeve të Baltikut

Britania thotë se aeroplanët luftarakë të saj janë aktivizuar, pasi bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, janë parë duke fluturuar kah hapësira ajrore britanike.

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha sot se dy aeroplanë luftarakë rusë ishin parë në pjesën veriore të Skocisë.

Mëtutje, në njoftim theksohet se bombarduesit rusë janë përcjellur “derisa ata ishin jashtë hapësirës së interesit”të Britanisë dhe se “në asnjë moment aeroplanët luftarakë rusë nuk e kanë kaluar hapësirën ajrore britanike”.

Interceptimi i aeroplanëve luftarakë rusë nga shtetet anëtare të NATO-s ishte rritur gjatë vitit të kaluar, për shkak të rritjes së tensioneve ndërmjet perëndimit dhe Moskës, për shkak të rolit të Rusisë në konfliktin në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë.

Zyrtarët rusë e kanë përgënjeshtruar çfarëdo keqbërje, duke thënë se aeroplanët e tyre operojnë në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG