Ndërlidhjet

NATO, BE: Së bashku kundër luftës “hibride” të Rusisë


NATO dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për ta intensifikuar bashkëpunimin kundër “luftës hibride”, të cilën aleanca thotë se e ka përdorë Rusia kundër Ukrainës.

Mëtutje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot, pas samitit dyditësh të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në Antalia të Turqisë, se së bashku me BE-në “do të sigurohet se strategjitë që ne i përdorim të jenë plotësuese, ashtu që ne mund të punojmë së bashku me shpejtësi dhe efektivitet, në rast të kërcënimit hibrid kundër secilit anëtar” të NATO-s.

Rusia e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës në mars të vitit të kalaur duke i vendosur ushtarët me uniforma pa shenja.

Perëndimi, po ashtu, e akuzon Rusinë për mbështetje të separatistëve në pjesën lidnore të Ukrianës, me armatim dhe trupa.

Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

Rusia është akuzuar se po kryen “luftë hibride” në konflikt, duke kombinuar teknika klasike ushtarake me taktika guerile jokonvencionale, dhe me mjete joushtarake, siç janë sulmet kibernetike dhe propaganda.

XS
SM
MD
LG