Ndërlidhjet

Jeb Bush: Nuk do ta kisha invaduar Irakun


Jeb Bush
Jeb Bush

Pas disa ditëve të anashkalimit të pyetjeve të vazhdueshme dhe kritikave, kandidati republikan për president amerikan, Jeb Bush, tha mbrëmë vonë se nuk do ta kishte lansuar luftën në Irak, që është trashëgimia kryesore e vëllait të tij, ish-presidentit, George W. Bush.

“Duke e ditur atë që ne e dimë tash, unë nuk do të isha angazhuar”, tha Jeb Bush, dhe ka shtuar se “nuk do të kisha hyrë në Irak”.

Këto komente ai i bëri gjatë fushatës së tij në Arizonë.

Shumica e rivalëve të zotit Bush në garën për nominim republikan, tashmë e kanë mohuar luftën në Irak, megjithqë pjesa më e madhe e tyre e kishin mbështetur atë, kur ish-presidenti Bush, urdhëroi invadimin në vitin 2003, duke pretenduar se Iraku kishte armatim për shkatërrim masiv, i cili - në anën tjetër - nuk është gjetur kurrë.

Më se 4,400 ushtarë amerikanë janë vrarë dhe mijëra të tjerë ishin plagosur rëndë, në luftën e cila ka kushtuar së paku 1,700 miliardë dollarë.

“Unë nuk do të shkoj jashtë drejtimit tim, për të thënë se vëllai im në këtë ka gabuar”, tha Jeb Bush, dhe theksoi se “kjo nuk do të ndodhë”.

XS
SM
MD
LG