Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Përkushtim për mbështetje të aleatëve të Gjirit Persik


Barack Obama dhe pjesëmarrësit e takimit në Kemp Dejvid

Barack Obama dhe pjesëmarrësit e takimit në Kemp Dejvid

Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë së bashku me aleatët e Gjirit Persik, në ballafaqim me sulmet e jashtme.

Këto komente ai i bëri mberëmë vonë, pas samitit me liderët e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit në pushimoren Kemp Dejvid, në periudhën e tensioneve me Iranin.

Obama tha se ata kishin bisedime “të sinqerta” dhe “gjithëpërfshirëse” për Iranin, Sirinë dhe grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Në këtë samit mori pjesë emiri i Katarit dhe ai i Kuvajtit, ndërsa Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani dhe Bahrejni, kishin dërguar përfaqësues të nivelit më të ulët.

Ky takim u bë në kohën kur Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë negociata për arritjen e marrëveshjes për kufizimin e programit atomik iranin, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

Liderët e vendeve të Gjirit kanë shqetësime se Irani do të ketë të ardhura më të mëdha, kur sanksionet të tërhiqen, duke e parë këtë si mundësi për rritjen e agresionit të Iranit në rajon.

XS
SM
MD
LG