Ndërlidhjet

IS-i e publikoi mesazhin e liderit al-Baghdadi


Abu Bakr al-Baghdadi
Abu Bakr al-Baghdadi

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka publikuar një audio mesazh, për të cilin thotë se është nga lideri i vet, Abu Bakr al-Baghdadi.

Në këtë mesazh, që zgjatë gjysmë ore dhe është postuar mbrëmë në faqet e militantëve në Internet, myslimanët inkurajohen që të luftojnë për kalifatin e vetëshpallur të grupit, që ka okupuar territore në Irak dhe Siri.

Mëtutje, në mesazh kritikohen civilët sunitë për largim nga lufta në provincën perëndimore irakiane, Anbar, të cilët synojnë strehim në territoret nën kontrollin e qeverisë.

Nuk ishte e mundshëm vërtetimi i menjëhershëm se zëri në këtë mesazh ishte i Baghdadit.

Muajin e kaluar, raportohej për pretendimet se Baghdadi ishte paaftësuar nga një sulm ajror, por Pentagoni pat thënë se nuk ka arsye të besohet se ai ishte plagosur.

XS
SM
MD
LG