Ndërlidhjet

SHBA: Dhoma Përfaqësuese e miratoi legjislacionin për Iranin


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteeve të Bashkuara e ka kaluar më shumicë bindëse të votave legjislacionin, i cili e autorizon Kongresin për rishqyrtim dhe eventualisht edhe refuzim të marrëveshjes atomike ndërkombëtare me Iranin.

Mbrëmë, për këtë legjislacion votuan 400 përfaqësues, ndërsa kundër ishin vetëm 25.

Me këtë lëvzije, legjislacioni tash duhet të nënshkruhet nga presidenti, Barack Obama. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se ai do ta nënshkruaj këtë legjislacion, duke e shndërruar në ligj.

Nëse nënshkruhet nga presidenti Obama, atëherë ligjvënësit do të mund e thonë fjalën e tyre për marrëveshjen, me të cilën synohet kufizimi i programit atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – synojnë arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse deri në fund të muajit qershor.

XS
SM
MD
LG