Ndërlidhjet

Rusi: Rikrijohen rezervat me monedha të jashtme


Banka Qendrore e Rusisë thotë se do të blejë deri në 200 milionë dollarë në ditë në treg, për t’i rimbushur rezervat e veta me monedha të jashtme.

Ky njoftim nga banka u bë dje, pasi rezervat në monedha të jashtme në Rusi kanë rënë në 120 miliardë dollarë, që ishte niveli më i ulët prej vitit 2008.

Rezervat filluan të zvogloheshin në korrik të vitit 2014, derisa politikbërësit rusë përpiqeshin ta ruanin rublën e tyre nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për shkak të krizës në Ukrianë.

Pas rënies së shpejtë të rublës në krahasim me dollarin dhe euron, ajo është rikthyer këtë vit për 20%, për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe reduktimit të rreziqeve që kriza në Ukrainë do të thellohej, pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG