Ndërlidhjet

Lavrov: Lavdërim për Serbinë se nuk i sakrifikon raportet me Rusinë


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, sot i ka lavdëruar lidhjet e vendit të tij me aleatin Serbinë, gjatë vizitës në Beograd.

Zoti Lavrov tha se e ka mirëpritur deklaratën e ministrit të jashtëm, Ivica Daçiq, se Serbia nuk do t’i “sakrifikoj” marrëdhnëiet e saj me Rusinë, për të arritur anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Lavrov, mëtutje tha se Rusia është e shqetësuar lidhur me deklaratat e dyshuara nga liderët shqiptarë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, dhe nga trazirat në pjesën veriore të Maqedonisë, ku janë vrarë 22 vetë, përfshirë tetë policë dhe 14 shqiptarë, që nga qeveria janë përshkruar si “terroristë”.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase, Politika, Sergei Lavrov tha se Serbia është partner kryesor i Moskës në pjesën juglindore të Evropës.

Ai, po ashtu, i ka falënderuar serbët, përfshirë presidentin Tomisllav Nikolliq, për pjesëmarrje në festimet e 9 majit në Moskë, me të cilat u shënua 70 vjetori i fitores së aleatëve kundër Gjermanisë Naziste në Evropë.

Por, liderët perëndimorë nuk kishin marrë pjesë në këtë manifestim, në shenjë proteste për aksionet e Rusisë në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG