Ndërlidhjet

logo-print

McCain e refuzon ofertën e Ukrainës


John McCain gjatë një konference për shtyp në Kiev të Ukrainës

John McCain gjatë një konference për shtyp në Kiev të Ukrainës

Senatori amerikan, John McCain e ka refuzuar ofertën e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, për të qenë anëtar i një grupi këshillues.

Zoti Poroshenko kishte kërkuar nga McCain, sikur edhe nga disa liderë të tjerë perëndimorë, për të qenë anëtar i Grupit Këshillues Ndërkombëtar për Reforma, dhe për të ndihmuar për sigurimin e mbështetjes globale.

Por, në deklaratën e publikuar në faqen e tij në Internet, senatori McCain tha se kufizimet kushtetuese nuk i lejojnë atij ta pranoj ofertën.

Megjithë refuzimin e ofertës, McCain tha se do “të vazhdoj të bëjë çdo gjë” që mundet për ta ndalur atë që ai e cilësoi si “agresion të pandalur” të presidentit rus, Vladimir Putin, kundër Ukrainës.

McCain ishte njëri nga mbështetësit më të zëshëm për dërgimin e armatimit të Shteteve të Bashkuaara në Ukrainë.

Në këshillin e Ukrainës, që kryesohet nga ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, do të marrin pjesë edhe Elmar Brok, nga Parlamenti Evropian, dhe ekonomisti, Anders Aslund.

XS
SM
MD
LG