Ndërlidhjet

Gorbachev: Fushata kundër vodkës – ishte gabim


Një person duke blerë vodkë në një dyqan në Moskë

Një person duke blerë vodkë në një dyqan në Moskë

Shumë persona në ish-Bashkimin Sovjetik e mbajnë mend pritjen në rreshta të gjatë për vodkë ose përpjekjet për gjetjen e këtij lloji të pijes, gjatë fushatës kundër alkoolit, të ish-presidentit, Mikhail Gorbachev, në vitet e 80-ta.

Tash, 30 vite më vonë, kur lideri famoz antialkool e lansoi njërën prej nismave të tij të parë madhore politike, zoti Gorbachev tha diçka për të cilën shumë njerëz ishin të sigurt për një kohë të gjatë: ky ishte gabim.

Gorbachev i tha botimit të sotëm të gazetës KomsomolskayaPravda, se “ishte gabim të implementohet programi, sikur që është gabim të goditet dikush me sopatë në kokë”.

Kjo nismë kishte filluar zyrtarisht më 16 maj të vitit 1985, vetëm dy muaj pasi Gorbachevi u bë sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste në pushtet.

Kjo fushatë ishte kundërpëgjigje ndaj keqpërdorimit të gjërë të alkoolit, që ekonomisë sovjetike i ka kushtuar miliarda dollarë në rënie të produktivitetit dhe ka kontribuar në mënyrë të tmerrshme në uljen e shkallës së jetëgjatësisë.

XS
SM
MD
LG