Ndërlidhjet

IS-i e mori kontrollin ndaj kompleksit qeveritar në Ramadi


Forcat irakiane duke i mbrojtur pozicionet e tyre në Ramadi nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik
Forcat irakiane duke i mbrojtur pozicionet e tyre në Ramadi nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik

Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se militantët e Shtetit Islamik (IS) e kanë okupuar ndërtesën kryesore qeveritare në qytetin perëndimor irankian, Ramadi.

Agjencitë AFP dhe Reuters thanë se militantët e Shtetit Islamik e kanë ngritur flamurin e tyre të zi në këtë kompleks.

Ende nuk dihen të gjitha detajet.

Kryengritësit e kanë sulmuar Ramadin gjatë natës, duke ndërmarrë 6 sulme vetëvrasëse me makina-bomba, për të arritur në qendër të qytetit, ku është i vendosur kompleski qeveritar.

Më herët, zyrtarët e Irakut thanë se 10 policë ishin vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, nga sulmet vetëvrasëse me makina-bomba.

Deri tash, Ramadi ishte kryesisht nën kontrollin qeveritar, derisa militantët e IS-it i mbanin disa territore periferike.

XS
SM
MD
LG